Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Pas fitores së derbit, Alegri trondit ‘San Siron’: Ja paralajmërimi i fortë para sfidës me Lacion
Milani vjen i karikuar pas fitores së mad he në derbi, një sukses që ka rikthyer entuziazmin rreth skuadrës dhe ka forcuar besimin te projekti i Masimiliano Alegrit. Por trajneri kuqezi nuk dëshiron që gëzimi i derbit t’i shpërqendrojë lojtarët nga objektivat madhorë. Përpara se të hyjnë në një kalendar më të butë, ku i presin Torino, Sassuolo, Komo, Verona, Kaljari dhe Xhenoa, në “San Siro” mbërrin Lacio – testi i fundit i vërtetë i këtij segmenti të kampionatit. Sezoni i kaluar kundër bardhekaltërve ishte i zymtë për kuqezinjtë: vetëm një pikë e marrë në dy ndeshje, me një barazim në Romë dhe një humbje në shtëpi. Alegri dëshiron të fshijë atë ecuri dhe të vazhdojë ritmin pozitiv të këtij sezoni, ku Milani ka treguar...