Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Më shumë vdesin sesa lindin – ulet numri i banorëve të Maqedonisë së Veriut
Në tremujorin e tretë të këtij viti, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar më shumë vdekje sesa lindje. “Në tremujorin e tretë të vitit 2025, numri i lindjeve të gjalla është 4 431 fëmijë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i tyre është zmadhuar për 3.7%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave. Në kohën kur në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 4 431 lindje, janë regjistruar edhe 4 849 vdekje, edhe pse numri i vdekjeve ka shënuar rënie për 0.5 përqind. “Shtimi natyrorë është negativ dhe është -418, që do të thotë, për kaq persona është më i vogël numri i lindjeve të gjalla nga numri i vdekjeve”, raportoi Enti, duke përkujtuar se shtimi natyror vitin e kaluar ishte -604 në...