“Mund të shfrytëzojë vetëm 1/12 e buxhetit”- Tri palë zgjedhjeve brenda vitit në Kosovë, analiza e DW: Rrezikon…

“Mund të shfrytëzojë vetëm 1/12 e buxhetit”- Tri palë zgjedhjeve brenda vitit në Kosovë, analiza e DW: Rrezikon…

Kosova mund të shfrytëzojë vetëm 1/12 e buxhetit të vitit 2025 dhe një zgjatje buxhetore vetëm për dy muajt e parë të vitit 2026. Për autoritetet kjo zgjatje është tejet kufizuese. Mbajtja e tri palë zgjedhjeve brenda vitit në Kosovë, kriza politike që e përshkoi vendin që nga fillimi i vitit, moskrijimi i qeverisë së re që për pasojë rezultoi edhe me mosmiratimin e buxhetit për vitin 2026, bëri që vendi të rrezikojë të hyjë edhe në krizë të thellë buxhetore. Me shpërbërjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme më 28 dhjetor nga Presidentja Vjosa Osmani, automatikisht hyri në fuqi neni 24 i Ligjit për menaxhimin e financave publike, nen ky që mundëson një zgjatje buxhetore vetëm edhe për dy muaj e parë...