Bulqiza përfshihet nga reshjet e dëborës, disa fshatra mbeten pa energji elektrike

Bulqiza përfshihet nga reshjet e dëborës, disa fshatra mbeten pa energji elektrike

Kronikë E Premte, 28 Nëntor 2025 11:22 Reshjet intensive të dëborës që kanë nisur që prej orëve të mëngjesit kanë zbardhur disa fshatra në Bulqizë, duke shoqëruar zonën me temperatura nën zero dhe vështirësi në qarkullim. Në aksin nacional Bulqizë – Ura e Çerenecit raportohet prezencë akulli në disa segmente rrugore, çka e bën lëvizjen të rrezikshme. Policia u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën, pasi ngricat rrisin rrezikun e aksidenteve. Ndërkohë, kompania e mirëmbajtjes rrugore është angazhuar në terren dhe i është kërkuar hedhja e kripës për shmangien e akullit në rrugë. Raportohet gjithashtu se disa fshatra të Bulqizës kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e kushteve të vështira atmosferike dhe reshjeve...