296 familje në Elbasan përfitojnë subvencionim qiraje për vitin 2026

296 familje në Elbasan përfitojnë subvencionim qiraje për vitin 2026

Kronikë E Premte, 28 Nëntor 2025 11:46 Këshilli Bashkiak miratoi listën emërore të familjeve që do të përfitojnë subvencionim qiraje, për vitin 2026 në Bashkinë e Elbasanit. Bashkia Elbasan ka aplikuar pranë Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për përfitimin e këtij fondi, i cili do të shërbejë si subvencion qiraje për familjet që përfitojnë nga programet sociale të strehimit. Nga 346 aplikime të paraqitura, 296 familje plotësuan kriteret ligjore të parashikuara në ligjin “Për Strehim Social” dhe aktet nënligjore janë përfshirë në listën përfituese, hartuar nga Komisioni i Strehimit. Në përparësi kanë qenë kategoritë sociale më në nevojë, si, individët me status jetimi, personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit, viktimat e dhunës në familje, familjet rome dhe egjiptiane, prindërit e vetëm me fëmijë...