Drejtohej nga një shqiptar, “çmontohet” rrjeti i trafikut të kokainës/ Sekuestrohen mbi 9 ton drogë në dy portet spanjolle

Drejtohej nga një shqiptar, “çmontohet” rrjeti i trafikut të kokainës/ Sekuestrohen mbi 9 ton drogë në dy portet spanjolle

Autoritetet spanjolle goditën një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës duke sekuestruar më shumë se 9 tonë drogë në portet e Vigos dhe Valencias. Organizatat kriminale përdornin metoda të ndryshme për të transportuar drogën duke përfshirë anije peshkimi tregtare dhe rimorkiatorë, por gjithashtu edhe kontejnerë me fruta dhe pako me ton të ngrirë. Sipas burimeve zyrtare, në fund të vitit 2024 autoritetet zbuluan 7,500 kilogramë kokainë të fshehur në filetove ton që mbërritën përmes portit të Vigos dhe u sekuestruan në një depo në Cambre A Coruña. Një tjetër operacion në portin e Valencias në nëntor rezultoi në sekuestrimin e 2,005 kilogramëve kokainë të ndarë në 2,000 pako dhe të fshehura në kutitë me fruta që vinin nga Ekuadori.Hetimet zbuluan se një pjesë e dërgesave ishte...