Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Trafikimi i 1.3 tonë kokaine në Itali! ‘Visi i Pojës’ në arrati, oficeri i Antiterrorit: Më kanë përdorur emrin, s’kam SkyEcc
Igli Haxhiaj dhe Elvis Doçi TIRANË-Gjykata e Posaçme ka vendosur masën arrest me burg për policin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili u përfshi në hetimet e SPAK mbi klanet e mafias shqiptare që trafikonin drogë nga Amerika Latine dhe Shqipëria drejt Italisë. Haxhiaj u vendos në pranga një ditë më parë, pasi hetimet zbuluan se gjatë shërbimit në Forcat Operacionale, kishte nxjerrë sekretet hetimore dhe ishte korruptuar nga anëtarë të grupit kriminal, duke u vënë në shërbim të tyre. Në momentin e ekzekutimit të urdhrit, Haxhiaj ndodhej në ambientet e Akademisë së Policisë, ku ishte i angazhuar në një kurs tre-mujor specializimi për Antiterrorin. Oficeri akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre. Oficeri para trupit gjykues është shprehur se nuk ka lidhje...