“Asnjë mbështetje nga shteti”/Moti i keq u dëmtoi prodhimet, Zhupa pjesë e protestës së fermerëve: Janë lënë në mëshirë

“Asnjë mbështetje nga shteti”/Moti i keq u dëmtoi prodhimet, Zhupa pjesë e protestës së fermerëve: Janë lënë në mëshirë

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, iu bashkua sot protestës së fermerëve në Konispol, të cilët prej ditësh kërkojnë mbështetje nga qeveria pas dëmeve të mëdha të shkaktuara nga përmbytjet në prodhimin e mandarinave dhe presioneve për ulje çmimi nga grumbulluesit pas fushatës së dizinformimit për produktin e tyre cilësor. Fermerët u shprehen se: “Shesim mandarinat nën kosto. Asnjë subvencionim nga shteti për ne. Edhe tani me përmbytjet asnjë mbështetje nga shteti. Deputetet socialist vijnë sa më show, biles na kanë bërë presione për të bërë analiza te privati, nga 200 mijë lek.” Gjatë fjalës së saj, Zhupa u shpreh se fermerët janë lënë të vetëm nga shteti, situata e krijuar është e rëndë, pasi fermerët janë goditur nga fatkeqësitë natyrore dhe njëkohësisht nga presioni...