Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
GJKKO lë në burg oficerin e Antiterrorit, i akuzuar për lidhje me trafikun e drogës
Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “arrest me burg’’ për oficerin e Antiterrorit Igli Haxhiaj, i arrestuar në kuadër të operacionit të përbashkët mes SPAK dhe autoriteteve italiane, që goditi klanet shqiptare të përfshira në trafikun ndërkombëtar të drogës nga Amerika Latine dhe Shqipëria drejt Italisë. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura këtë të premte, ku trupi gjykues konfirmoi masën e arrestit të dhënë më herët ndaj Haxhiajt, e cila ishte vendosur fillimisht në mungesë. Sipas hetimeve të SPAK, Haxhiaj dyshohet se, gjatë kohës kur shërbente në Forcat Operacionale, ka nxjerrë sekrete hetimore dhe është korruptuar nga pjesëtarë të një grupi kriminal, duke u vënë në shërbim të tyre. Oficeri u arrestua pasi dyshohet se ka pasur lidhje direkte me grupin e goditur nga...