Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Sulmuesi kuqezi Mirlind Daku uron për 28 Nëntor: Gëzuar Ditën e Flamurit
Për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët dita e sotme është shumë e veçantë. 28 Nëntor 1912 Shqipëria do të shpallte pavarësinë, duke dalë kështu një shtet i lirë dhe Sovran. Ditën e sotme festojmë 113-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, ku Ismail Qemali në Vlorë ngriti lart flamurin kuqezi. E në këtë ditë historike dhe të rëndësishme urimet janë të shumta. Mirlind Daku është nga të parët futbollistë shqiptarë që ka bërë një postim për Ditën e Pavarësisë. Sulmuesi kuqezi ka shkruar: “Urime 28 Nëntor, Dita e Flamurit”.