Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Dia e Pavarësisë, Kisha Orthodhokse kremton 28 Nëntorin me një ceremoni të veçantë
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë përkujtoi sot 113-vjetorin e Pavarësisë së vendit me një ceremoni të veçantë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Në këtë ditë të shënuar, u organizua Dhoksologjia e Flamurit, një shërbesë solemne e dedikuar nderimit të simbolit kombëtar si edhe lutjes për paqe, mirësi dhe harmoni në shoqërinë shqiptare. Ceremoninë e udhëhoqi Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi Joan, i cili kremtoi meshën në prani të klerikëve, besimtarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve shtetërore. Këtë vit, shërbesa u zhvillua për herë të parë në Tiranë, ndërsa më parë Kryepeshkopi Joan e ka kryer traditën e Dhoksologjisë gjatë shërbesës së tij si mitropolit i Korçës. Ky ritual fetar konsiderohet një moment i rëndësishëm reflektimi shpirtëror, ku theksohen vlerat kombëtare, uniteti dhe roli i komuniteteve...