Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Për herë të parë në Tiranë: Mbahet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” mesha për festën e Flamurit
Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë po zhvillohet Dhoksologjia e Flamurit, një shërbesë e posaçme kushtuar nderimit të simbolit kombëtar dhe lutjes për paqe e harmoni. Ceremonia drejtohet nga Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi Joan, i cili udhëheq meshën solemne në prani të klerikëve, besimtarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve. Kjo meshë tradicionale kryhet për herë të parë në Tiranë, pasi më parë imzot Joan e ka kryer atë kur shërbente si mitropolit i Korçës. Ceremonia shërben si një moment reflektimi shpirtëror për unitetin dhe vlerat kombëtare. Gjatë saj pritet të mbahen lutje për mbarësi, mirëqenie dhe paqe në vend.