Komuniteti Mysliman i Shqipërisë uron të gjithë shqiptarët për 113 vjetorin e Pavarësisë

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë uron të gjithë shqiptarët për 113 vjetorin e Pavarësisë

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka uruar shqiptarët për 113-vjetorin e Pavarësisë. Në një reagim në rrjete sociale, KMSH thekson se kjo ditë me shumë simbolikë, që nderon dhe respekton të gjithë ata që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit.  “Në këtë ditë plot simbolikë, nderojmë me respekt brezat e patriotëve, dijetarëve dhe hoxhallarëve që me mund, dije dhe sakrificë kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë. Urime 113-vjetori i pavarësisë të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë e punojnë!”, thuhet në reagim.