Urime për 28 Nëntorin nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë

Urime për 28 Nëntorin nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka uruar qytetarët shqiptarë me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë. Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, delegacioni përcolli urimet e tij për këtë ditë të rëndësishme historike. “Gëzuar 28 Nëntorin, Shqipëri! Gëzuar Ditën e Pavarësisë!” thuhet në urimin e shoqëruar me flamurin shqiptar. Përmes këtij mesazhi, Delegacioni i BE-së shprehu mbështetjen dhe urimet e përzemërta për shqiptarët, duke i uruar festa të gëzuara në këtë ditë simbol të shtetësisë dhe identitetit kombëtar.