Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
DASH nxin Shqipërinë në 113 vjetorin e Pavarësisë! Ja dallimi i urimit me shtetin e Mauritanias
Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio ka uruar Shqipërinë dhe shtetin islamik të Mauritanisë për ’28 Nëntorin’, datë e cila ka shënuar pavarësinë e këtyre dy vendeve, por mesazhi i kryediplomatit amerikan ka një diferencë të madhe në përmbajtje. Në postimin e DASH për Pavarësinë e Shqipërisë, urohet populli shqiptar, duke e përjashtuar qeverinë nga ky mesazh, si dhe theksohet partneriteti me forcat shqiptare të rendit, duke kërkuar përballimin e kërcënimeve nga grupeve kriminale transnacionale, si dhe kartelet e trafikut të drogës dhe atyre që bashkëpunojnë me to. Nga ana tjetër, në mesazhin për shtetin islamik të Mauritanias, DASH ka uruar popullin dhe qeverinë me rastin e 65-vjetorit të pavarësisë, si dhe ka vlerësuar rolin e saj në mbështetjen e stabilitetit në...