Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Ja dosja e zezë e Ballukut e mbushur me mega-afera që do të tronditin qeverinë “Rama”, nga Bankers, Smart City,…
Me vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), Belinda Balluku është pezulluar nga posti i zëvendëskryeministres, ndërsa i është ndaluar edhe dalja jashtë territorit të Shqipërisë. Balluku është marrë e pandehur nën akuzën e shkeljes së barazisë në tendera. Dosja e saj duket se është shumë më e madhe nga çfarë është parë deri tani. Ajo që fillimisht u paraqit si një hetim për tunelin e Llogarasë dhe Lotin 4 të Unazës së Madhe, ka marrë përmasa të reja dhe nën verifikim janë të 7 lotet e projektit por edhe procedura të tjera tenderuese. Bëhet fjalë për një nga investimet më të mëdha publike në vend, 28.7 kilometra rrugë me një vlerë rreth 450 milionë euro. Mësohet se SPAK ka në duar...