Kokainë dhe heroinë për klientët e kryeqytetit! Kapen dy të rinjtë, droga shpërndahej me ‘BMW’

Kokainë dhe heroinë për klientët e kryeqytetit! Kapen dy të rinjtë, droga shpërndahej me ‘BMW’

droga e sekuestruar TIRANË-Policia e kryeqytetit godet një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta. Dy të rinj të moshës 21 dhe 27 vjeç janë arrestuar nga 'Shqiponjat', teksa lëviznin me një mjeti tip 'BMW' me qëllim shpërndarjen e lëndëve narkotike heroinë dhe kokainë. Gjatë kontrollit janë sekuestruar lëndët narkotike, 5 aparate celularë dhe automjeti i përdorur në veprimtarinë kriminale. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Night”, gjatë të cilit u godit një rast i shitjes së drogave të forta. Lëviznin me një automjet tip “BMW”, me qëllim shpërndarjen e lëndëve narkotike heroinë dhe kokainë, arrestohen në flagrancë dy shtetas. Sekuestrohen lëndët narkotike, 5 aparate celularë dhe automjeti i përdorur në veprimtarinë kriminale. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme kundër narkotikëve, të zhvilluara si...