Qarku i Kukësit zgjohet i zbardhur, probleme me energjinë elektrike në Tropojë

Qarku i Kukësit zgjohet i zbardhur, probleme me energjinë elektrike në Tropojë

Gjatë natës dhe deri në orët e para të mëngjesit, i gjithë territori i Qarkut të Kukësit mbi kuotën 500 metra është përfshirë nga reshje bore dhe shiu me intensitet mesatar. Në zonën e Valbonës, trashësia e borës ka arritur deri në 10 centimetra. Pavarësisht reshjeve, të gjitha akset rrugore nacionale raportohen të qarkullueshme dhe nuk paraqesin rrezik apo vështirësi të theksuara për drejtuesit e mjeteve. Sa i përket furnizimit me energji elektrike, probleme janë regjistruar vetëm në fshatin Llugaj të Njësisë Administrative Llugaj në bashkinë Tropojë, ku 39 abonentë kanë mbetur pa energji.