Takimi që trazoi ujërat në PD, Bardhi: Kafe mes kolegësh! Salianji: Hierarkinë ta caktojë vota, jo hiletë

Takimi që trazoi ujërat në PD, Bardhi: Kafe mes kolegësh! Salianji: Hierarkinë ta caktojë vota, jo hiletë

ervin salianji dhe gazment bardhi TIRANË- Një takim jozyrtar i ndërmarrë ditën e djeshme nga një grup eksponentësh në Partinë Demokratike ka trazuar ujërat brenda kësaj force politike. Takimi i organizuar nga Ervin Salianji, i cili nuk e ka fshehur ambicien për të qenë në krye të PD, është tentuar që të sfumohet nga kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi. Ky i fundit, i ftuar në Opinion, u shpreh se takimi nuk tregon domosdoshmërisht një lëvizje të re brenda PD, dhe nëse një gjë e tillë do të ndodhte, vetë Salianji do ta pranonte një gjë të tillë publikisht, duke ia njohur kurajon e tij politike. “Unë besoj që kemi ardhur për bisedë serioze, jo për të komentuar kafet që kolegët janë në lirshmërinë e...