“Të doli boja edhe si eurodeputet…”, Artan Hoxha i përgjigjet ashpër Fredi Belerit

“Të doli boja edhe si eurodeputet…”, Artan Hoxha i përgjigjet ashpër Fredi Belerit

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për shpalljen e tij non-grata nga Greqia. Hoxha i është përgjigjur Belerit, i cili kishte deklaruar në një studio televizive, se ai nuk ka lidhje me shpalljen non-grata të gazetarit, madje shtoi se Hoxha po u fshihet procesve gjyqësore ku ai e ka paditur për shpifje. Hoxha hodhi poshtë këtë argument, duke deklaruar se ai shkonte në gjyq por Beleri ishte në burg. Gazetari e cilësoi qesharake arsyen që pretendojnë mediat greke për shpalljen e tij non-grata, një foto ku shfaqet duke bërë shqiponjën, duke e lidhur vendimin e shtetit grek me qëndrimet që ka mbajtur, përfshirë edhe qëndrimet ndaj Belerit. “Për çështjen e proceseve gjyqësore, kam patur dy procese, por nuk...