Lidhje me Sacra Corona Unita, si operonte grupi shqiptar i trafikut të drogës, kokaina ‘Bugati’ nga Amerika Latine

Lidhje me Sacra Corona Unita, si operonte grupi shqiptar i trafikut të drogës, kokaina ‘Bugati’ nga Amerika Latine

A2CNN ka mësuar detaje nga operacioni i Antimafias së Breshia, si funksiononte grupi shqiptar me bazë në Durrës dhe si u zbulua. Po ashtu bëhet e ditur se grupi kishte lidhje edhe me Sacra Corona Unita. Autoritetet italiane e kanë cilësuar si një nga goditjet më të rënda ndaj rrjeteve ndërkombëtare të trafikut të drogës në vitet e fundit. Ekipet nga Guardia di Finanza, të koordinuara nga komanda e Brescias dhe SCICO, hynë në veprim së bashku me Europolin, Eurojust dhe forcat policore nga Shqipëria, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, duke ekzekutuar 24 masa paraprake dhe sekuestrime në një vlerë të vlerësuar prej 3 milionë eurosh. Sipas hetuesve, të dyshuarit janë pjesë e një organizate të strukturuar të aftë për të trafikuar drogë në shkallë...