Pavarësia e Shqipërisë – kthim në familjen evropiane

Pavarësia e Shqipërisë – kthim në familjen evropiane

– Hasan Prishtina: “Lufta ballkanike u bo shkak që kjo nder e famë t’i mbetet Vlonës e jo Kosovës e në vend të nji Shqypnisë së madhe të bohet nji Shqyni e vogël”. Nga Jusuf BUXHOVI Në Kuvendin e Vlorës, para delegatëve të mbledhur, Ismail Qemali tha: “Shqipëria me sot të bëhet më vete, e lirë e mosvarme”. Para pesëqind e sa vitesh, thuajse të njëjtat fjalë, që ishin thënë në Vlorë, në vendin që njihej Arbëri, do t’i thotë edhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu pasi që të ketë mbajtur Kuvendin e besëlidhjes së Lezhës në vitin 1444. Atëbotë, ajo e “lirë dhe e mosvarme” do të thoshte t’i takojë krishterimit perëndimor. Pra një bote ku ata, si pellazgo-ilirë qëndronin në themelet e qytetërimit të tij...