Ndotja e ajrit mund të ulë përfitimet shëndetësore nga ushtrimet

Ndotja e ajrit mund të ulë përfitimet shëndetësore nga ushtrimet

Përfitimet shëndetësore të ushtrimeve të rregullta bien ndjeshëm në lagjet me ajër të ndotur, sugjeron një analizë e re. Njerëzit që stërviten shpesh kanë një rrezik më të ulët vdekjeje në përgjithësi. Por ekspozimi ndaj niveleve të larta të ndotjes së ajrit mund ta ulë këtë mbrojtje me kalimin e kohës, veçanërisht për kancerin dhe sëmundjet e zemrës, sipas studimit, i cili u botua në revistën BMC Medicine. Gjetjet tregojnë se aktiviteti fizik është i mirë për shëndetin e njerëzve edhe në zonat e ndotura - por përmirësimi i cilësisë së ajrit mund të maksimizojë këto përfitime, thanë studiuesit. “Studimi ynë tregon se ajri toksik, deri në një farë mase, mund të bllokojë përfitimet e ushtrimeve, megjithëse jo t’i eliminojë ato”, tha Andrew Steptoe, një...