Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘Atentati ndaj Ranuccit’/ Pistat e hetimi zgjerohen jashtë Italisë! Artur Shehu në fokus të mediave ndërkombëtare
Nga Alba Kepi Atentati ndaj drejtuesit të “Report”, Sigfrido Ranucci, ka ndezur sot vëmendjen e të gjitha mediave kryesore italiane. Pista shqiptare e përmendur fillimisht si një mundësi e largët po trajtohet tashmë si një drejtim i rëndësishëm hetimor, ndërsa analiza e fakteve, kontakteve dhe lidhjeve ndërkufitare po merr dimensione të reja. Hetimi po analizon jo vetëm fazën e përgatitjes së sulmit, por edhe lëvizjet paraprake, vëzhgimet, mënyrën e largimit dhe çdo element që mund të tregojë një autor fizik apo një organizim më të gjerë. Burime të Drejtorisë Antimafia në Romë kanë konfirmuar se një segment i hetimit lidhet me emrin e Artur Shehut, sipërmarrës shqiptar prej vitesh në SHBA, i përmendur në disa dosje ndërkombëtare për lidhjet e supozuara me rrjete kriminale në...