Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Kemi kthyer sytë te një Nëntor i Tretë…”/ Sot Dita e Pavarësisë, Albin Kurti mesazh urimi: Ditë gëzimi e feste
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar qytetarët shqiptarë kudo që ndodhen me një mesazh për Ditën e Flamurit, duke rikujtuar rolin që data 28 Nëntor ka pasur ndër shekuj në formësimin e kombit shqiptar. Në urimin e tij, Kurti theksoi se pak kombe në botë e kanë fatin të lidhur kaq ngushtë me një datë, sa shqiptarët me 28 Nëntorin. Ai e përshkroi këtë datë si një “aksident historik” të vitit 1443, i cili, i përsëritur në momente kyçe të historisë kombëtare, është shndërruar në një simbol të shenjtë të kalendarit shqiptar. Kurti kujtoi ngritjen e flamurit të Kastriotëve në Kalanë e Krujës më 1443, një akt që shënoi fillimin e rrugëtimit historik të shqiptarëve drejt lirisë. Ai riktheu vëmendjen edhe te...