Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Shqipëria feston Pavarësinë! Sot, 70 vite nga lindja e Adem Jasharit, komandanti që sfidoi Serbinë
Adem Jashari TIRANË-Dita e Shpalljes së Pavarësisë, 28 nëntori shënon edhe ditën e lindjes së komandanti legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari. Jashari lindi më 28 nëntor 1955 në Prekaz të Skenderajt, si djali i tretë i Shaban dhe Zahide Jasharit. Kreu shkollën e mesme teknike në Skenderaj, ndërsa shumë shpejt u bë pjesë e strukturave të para të organizimit ushtarak shqiptar në Kosovë. Ai është një nga arkitektët kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Adem Jashari ishte kryekomandanti i UÇK-së. Së bashku me të vëllanë e tij Hamzën, Ademi ka marrë pjesë në sulmet kundër forcave policore-ushtarake serbe. Forcat policore-ushtarake jugosllave e sulmuan shtëpinë e tyre në mars të vitit 1998, ku ai ra heroikisht së bashku me pesëdhjetë e gjashtë anëtarët e...