Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“PD, parti e bunkerizuar”/ Analisti: E ka humbur identitetin, berishistët po e dëmtojnë
Analisti Roland Bejko thotë se PD është një parti e bunkerizuar. Në një intervistë Bejko u shpreh se PD e ka humbur identitetin dhe berishistët po e dëmtojnë atë. “Në PD nuk është gjë e re kjo që do themi, është e bunkerizuar, i shërben një individi. Kjo parti sot ka humbur identitetin. Grupimet në parti mbështeten mbi interesa. Kemi vetëm njerëz, kryesisht që i bashkojnë interesat. Pjesa më e mirë atje në PD, janë realistët. Berishistët janë pjesa që po e dëmtojnë PD. Gaz Bardhi, bën pjesë te konformistët, ka qenë përballë Berishës. Rezistuan deri në farë kohe, pastaj u bashkua me të. Nëse bie në dorë të konformistëve, do jetë më keq. Ajo parti, politikisht ka mbaruar. Nuk prodhon dot politikë, nuk ka...