Investime të vonuara dhe borxh i fryrë! Financat publike të keqmenaxhuara dhe pa transparencë

Investime të vonuara dhe borxh i fryrë! Financat publike të keqmenaxhuara dhe pa transparencë

“Më mirë të dish sesa të kesh” konfirmohet plotësisht në mënyrën se si qeveria shqiptare zbaton buxhetin publik. Cikli i mbarë tek të ardhurat buxhetore nuk po shfrytëzohet me maturi në anën e shpenzimeve. Efikasiteti i dobët i shpenzimeve publike, mosrealizimi i objektivave siç janë planifikuar dhe përdorimi i buxhetit në fund të vitit ul edhe më tej efikasitetin, të konfirmuar edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Në fund të muajit tetor, suficiti buxhetor arriti në mbi 49 miliardë lekë ose 500 milionë euro, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave. Kjo shumë ishte 73 për qind më e lartë se plani i suficitit në këtë periudhë prej 28 miliardë lekësh. Akumulimi i suficitit gjithashtu po shoqërohet me marrjen e borxhit të ri,...