Shpërndanin kokainë dhe heroinë në kryeqytet, arrestohen dy të rinjtë

Shpërndanin kokainë dhe heroinë në kryeqytet, arrestohen dy të rinjtë

Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Night”, gjatë të cilit u godit një rast i shitjes së lëndëve narkotike të forta. Gjatë kontrolleve të intensifikuara dhe administrimit të informacionit të marrë nga inteligjenca policore, shërbimet e Policisë ndaluan në rrugën “Mine Peza” një automjet tip “BMW”, që dyshohej se përdorej për shpërndarjen e heroinës dhe kokainës. Në automjet udhëtonin shtetasit K. P., 21 vjeç, drejtues i mjetit, dhe H. S., 27 vjeç, pasagjer. Gjatë kontrollit fizik, tek shtetasi K. P. u gjetën doza heroine dhe kokaine, ndërsa tek H. S. u gjetën doza kokaine. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lëndët narkotike, pesë aparate celularë, si dhe automjeti i përdorur...