Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër”, Osmani dhe Kurti urojnë Pavarësinë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë uruar sot 28 Nëntorin, duke nënvizuar peshën e kësaj date për kombin shqiptar. Presidentja Osmani theksoi se kjo ditë bashkon katër ngjarje që formësojnë identitetin shqiptar: Ditën e Flamurit, Pavarësinë e Shqipërisë, lindjen e Komandantit Adem Jashari dhe daljen e parë publike të UÇK-së. Ajo përmendi lidhjen e pathyeshme mes historisë së Krujës, Vlorës dhe Prekazit, duke theksuar se “dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër” mbeten busulla e rrugës së përbashkët. Ndërsa Kryeministri Kurti solli një mesazh të gjatë dhe simbolik, duke e përshkruar 28 Nëntorin si datën që ka ndjekur fatin e kombit ndër shekuj. Ai kujtoi ngritjen e flamurit në Krujë në 1443, shpalljen e pavarësisë në 1912, lindjen e Adem...