Festat kombëtare nxisin udhëtimet, ku kanë zgjedhur shqiptarët për të pushuar

Festat kombëtare nxisin udhëtimet, ku kanë zgjedhur shqiptarët për të pushuar

Këtë vit festat e Nëntorit kanë sjellë një rritje të dukshme të interesit për udhëtimet, me shqiptarët që preferojnë të shfrytëzojnë këtë periudhë për të udhëtuar si brenda vendit, ashtu dhe jashtë tij. Në favor të planifikimit ka qenë padyshim pushimi zyrtar prej 4 ditësh. Agjencitë turistike dhe operatorët kanë ofruar një gamë të gjerë mundësish për të plotësuar kërkesat e udhëtarëve, duke e bërë këtë vit më tërheqës se kurrë për ata që kërkojnë aventura, relaksim dhe mundësi kulturore. Udhëtimet brenda Shqipërisë kanë mbetur një mundësi e preferuar, me destinacione të tilla si Gjirokastra, Korça, Shkodra dhe Alpet e Veriut që janë ndër më të kërkuarat, sipas komunikimeve me disa hotele në vend. Nga ana tjetër, agjencitë turistike kanë ofruar paketa të veçanta që...