Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
SHBA uron Shqipërinë për 28 Nëntorin, Rubio: Vendet tona gëzojnë partneritet të fortë
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka uruar popullin shqiptar me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke theksuar miqësinë dhe aleancën e fortë mes dy vendeve. Në deklaratën zyrtare të publikuar nga Departamenti i Shtetit, Rubio vlerëson partneritetin e qëndrueshëm SHBA–Shqipëri, të ndërtuar mbi angazhimin e përbashkët për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë. “Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dëshiroj të uroj popullin e Shqipërisë me rastin e Ditës së Pavarësisë. Aleanca jonë në NATO është themeli i mbrojtjes sonë të përbashkët, dhe ne përshëndesim investimet e Shqipërisë në forcimin e sigurisë kolektive”, theksohet në deklaratë. Sekretari i Shtetit nënvizoi gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë me autoritetet shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, trafikut të drogës dhe...