Trump paralajmëron aksion tokësor kundër rrjeteve të dyshuara të trafikut të drogës në Venezuelë: Fillon shumë shpejt

Trump paralajmëron aksion tokësor kundër rrjeteve të dyshuara të trafikut të drogës në Venezuelë: Fillon shumë shpejt

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni pritet të ndërmarrë shumë shpejt veprime të reja tokësore kundër rrjeteve të dyshuara të trafikut të drogës në Venezuelë. Gjatë një komunikimi me ushtarët amerikanë në Ditën e Falënderimeve, Trump tha se operacionet në terren do të nisin “shumë së shpejti”. Në fjalën e tij, Trump theksoi se trafiku detar nga Venezuela është reduktuar ndjeshëm pas goditjeve të fundit, ndërsa paralajmëroi se SHBA do të përqendrohet në ndalimin e rrjeteve që operojnë nga toka. Sipas presidentit amerikan, objektivi është “të ndalojë helmimin e vendit” nga trafiku i drogës, duke shtuar se paralajmërimet ndaj grupeve kriminale janë bërë të qarta. Këto deklarata vijnë ndërsa SHBA ka rritur ndjeshëm praninë ushtarake në rajon. Më shumë se një duzinë...