Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Mbeti e plagosur nga të shtënat me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, humb jetën anëtarja e Gradës Kombëtare në Uashington
Sarah Beckstrom, anëtarja 20-vjeçare e Gardës Kombëtare, e cila mbeti e plagosur nga të shtënat në Uashington DC, ka ndërruar jetë. Presidenti Donald Trump konfirmoi vdekjen e saj, ndërsa ushtari i dytë i plagosur, 24-vjeçari Andrew Wolfe, ndodhet në gjendje kritike për jetën. Dy pjesëtarët e Gardës u qëlluan nga afër të mërkurën pasdite pranë Sheshit Farragut, vetëm pak blloqe larg Shtëpisë së Bardhë. Ata ndodheshin në patrullë kur u sulmuan. Policia arrestoi të dyshuarin, 29-vjeçarin Rahmanullah Lakanwal, një shtetas afgan që erdhi në SHBA në vitin 2021 nën programin “Mirë se vini aleatët”. Zyrtarët amerikanë konfirmuan se ai ka punuar më herët me CIA-n dhe me forcat partnere në Afganistan. Prokuroria njoftoi se Lakanwal do të akuzohet për sulm me qëllim vrasjeje dhe posedim...