Gjermani: Sfida të shumta për koalicionin qeverisës

Gjermani: Sfida të shumta për koalicionin qeverisës

A do të mbetet në fuqi ndalimi i motorëve me djegie deri në vitin 2035? Në nivelin e BE-së, është vendosur që makinat e reja nuk do të lejohen më të emetojnë CO2 që dëmton klimën nga viti 2035 e tutje - që në fakt është një ndalim për regjistrimin e automjeteve të reja me motor me djegie. Por Kancelari gjerman Friedrich Merzka theksuar vazhdimisht se do të angazhohet që të ndryshohet kjo brenda BE-së. Pas samitit të automobilëve në tetor, ai deklaroi se nuk duhet të ketë "asnjë vijë të ashpër". Megjithatë, një qëndrim i përbashkët midis CDU/CSU dhe SPD nuk është vendosur ende. Ndërsa SPD dëshiron në thelb ta mbështesë ndalimin, kreu i partisë Lars Klingbeil la të hapur mundësinë që të bëhen edhe zgjidhje të tjera që...