Zbulime arkeologjike në Kthellën e Epërme, puna nga arkeologët do të vijojë në Mirditë

Zbulime arkeologjike në Kthellën e Epërme, puna nga arkeologët do të vijojë në Mirditë

Zbulimet arkeologjike në Kthellën e Epërme në Mirditë gjatë muajit nëntor janë tepër interesante. Gërmimi arkeologjik i shpëtimit në zonën e Kthellës së Epërme, në Mirditë gjatë muajit nëntor u realizua nga arkeologët e Drejtorisë së Shërbimit Arkeologjik në Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, me mbështetjen e Bashkisë Mirditë. Sipas Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, të dhënat arkeologjike nga kjo zonë janë tepër interesante, të shoqëruara edhe me një toponimi të pasur dhe domethënëse, e cila dëshmon për aktivitet njerëzor, duke filluar nga periudha e Hekurit të Hershëm e deri në atë të Antikitetit të Vonë. “Hulumtimi dhe gjurmimi arkeologjik do të vijojë dhe priten rezultate të rëndësishme për njohjen dhe zbulimin e thesareve të trashëgimisë kulturore të zonës së Mirditës dhe më gjerë”, thuhet...