Kurti: Municionet e para “Made in Kosova” do të prodhohen në fund të 2026-ës, ja ku do të jetë fabrika

Kurti: Municionet e para “Made in Kosova” do të prodhohen në fund të 2026-ës, ja ku do të jetë fabrika

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njoftoi se municionet e para të fabrikës së armatimeve që do të ndërtohet në Gjakovë, do të prodhohen në fund të vitit 2026. Qeveria në detyrë e Kosovës i dha OK-in kërkesës për shpronësimin e ish-kombinatit bujqësor Ereniku, dhe ndërtimin e zonës industriale në Jahoc, ku do të jetë dhe fabrika në fjalë. “Në këtë mënyrë, i hapim rrugën ndërtimit të fabrikës së municioneve, të parës së këtij lloji në Kosovë e cila do t’i shërbejë ushtrisë sonë, do ta shtojë sigurinë tonë dhe do t’i rrisë edhe më tej kapacitetet tona mbrojtëse”, shprehet Albin Kurti. Nëntorin e vitit të kaluar, Qeveria kishte njoftuar për nisjen e procesit për hapjen e një fabrike për prodhimin e municionit dhe për laboratorë...