Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Lejet e ndërtimit, INSTAT: Institucionet shtetërore i ‘fshehin’, bashkitë miratuan 289 në verë, rekord Tirana
Prej 6 muajsh Instituti i Statistikave ngre shqetësimin për mungesën e të dhënave nga institucionet qendrore për lejet e ndërtimit që ato japin. Njëjtë si në tremujorin e dytë të vitit, edhe në raportin e fundit për tremujorin e tretë për ‘Lejet e ndërtimit’, INSTAT thotë se shifrat e lejeve nuk mund të krahasohen me 2024-ën pasi nuk janë shifrat totale. Kjo për shkak se institucionet shtetërore që miratojnë leje ndërtimi, siç është Këshilli Kombëtar i Territorit, që aprovon lejet për kullat apo resortet e mëdha nuk kanë raportuar të dhëna mbi lejet e aprovuara. Pra edhe pse shifrat për periudhën e verës tregojnë për një ulje të numrin krahasuar me verën e 2024-ës, kjo nuk është plotësisht e vërtetë pasi institucionet qendrore po ‘fshehin’...