28 Nëntori! Shqiptarët kudo që ndodhen, festojnë sot 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë

28 Nëntori! Shqiptarët kudo që ndodhen, festojnë sot 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë

Sot shqiptarët anembanë botës festojnë me krenari 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, një nga ngjarjet më madhore dhe më domethënëse të historisë sonë kombëtare. Më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi në qytetin e Vlorës, duke shpallur lindjen e shtetit shqiptar pas gati pesë shekujsh sundim osman. Ky akt historik përfaqësoi kulmin e përpjekjeve të gjata të shqiptarëve për liri, identitet dhe vetëvendosje. Në Kuvendin e Vlorës morën pjesë 83 delegatë të ardhur nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët përfaqësuan interesat dhe aspiratat e popullit. Prej tyre, 40 firmosën Aktin e Pavarësisë, një dokument themelor që sanksionoi formimin e shtetit të ri. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës krijoi Qeverinë e Përkohshme të Shqipërisë së Pavarur, me Ismail...