SHBA uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë

SHBA uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë

Shtetet e Bashkuara kanë uruar Shqipërinë me rastin e Ditës së Pavarësisë, përmes një deklarate të Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio. Ai thekson marrëdhëniet e forta mes dy vendeve dhe rolin e Shqipërisë në sigurinë e përbashkët. “Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dua të uroj popullin e Shqipërisë teksa festoni Ditën e Pavarësisë”, e nis mesazhin e tij zyrtar Rubio. Rubio nënvizon se partneriteti mes SHBA-ve dhe Shqipërisë mbështetet në angazhimin e përbashkët për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë, duke theksuar rëndësinë e aleancës së dy vendeve brenda NATO-s. “Aleanca jonë në NATO është themel i mbrojtjes sonë të përbashkët, dhe ne mirëpresim investimet e rritura të Shqipërisë në sigurinë tonë kolektive”, shton kryediplomati. Sekretari i Shtetit...