Mbape zgjidhet më i miri i xhiros në Champions League, kompjuteri zbulon fituesin e Champions

Mbape zgjidhet më i miri i xhiros në Champions League, kompjuteri zbulon fituesin e Champions

Adriatik BALLA Statistikat janë të rëndësishme sidomos për individët, e veçmas kur këta individë janë të niveleve të larta. Mesi, Ronaldo, Benzema e shumë të tjerë po zëvendësohen nga një brez më i ri por që ka talent, u spikat për momentin Kilian Mbape, që është në kulmin e vet, por edhe talente si Lamine Jamal etj, që sapo kanë filluar ta shtrojnë rrugën e tyre të suksesit. Ndërkohë, Reali i Madridit siguroi fitoren e parë në Greqi falë një spektakli të pastër nga Kilian Mbape, i cili shënoi katër golat në triumfin dramatik 4-3 ndaj Olimpiakos, në ndeshjen e pestë të fazës së grupeve të Champions League 2025/26. “Ylli” francez, që vinte pas tre ndeshjesh pa gol, udhëhoqi “Los Blancos” drejt një fitoreje vendimtare,...