Nisin shqetësimet për Hysajn te Lacio, trajneri Sarri e lë në stol deri në janar

Nisin shqetësimet për Hysajn te Lacio, trajneri Sarri e lë në stol deri në janar

Adriatik BALLA Në ndeshjen ndaj Anglisë, që Kombëtarja jonë kuqezi zhvilloi në Tiranë, u dëmtua që në pjesën e parë mbrojtësi Elseid Hysaj. Shkak u bë një dëmtim i tij në lojë. Pas ndeshjes Hysaj u fut në fazë rikuperimi, fazë që e zhvilloi normalisht pranë klubit të tij. Por në momentin që merr lajm të mirë për rikuperimin vjen lajmi i keq që është lënë jashtë planeve të skuadrës së Lacios për javët në vazhdim, deri në janar. Arsyet zyrtare lidhen me zëvendësimin e tij për shkak dëmtimi me një lojtar tjetër, por mediat raportojnë se në këtë vendim ka pikëpyetje që lidhen me karrierën e lojtarit tek klubi italian, pra një vendim i trajnerit për të mënjanuar Hysajn që të luajë lojtari tjetër...