Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Ivan Balliu rrëzim të frikshëm, lë ndeshjen dhe përfundon me urgjencë në dhomat e zhveshjes
Adriatik BALLA Një nga futbollistët e Kombëtares, mbrojtësi Ivan Balliu, i cili luan me Rajo Valekanon në Spanjë, pati dje një dëmtim të frikshëm, pasi në një përplasje me rivalin në fushë ra me kokë në tokë, në pozicion shumë të keq, që mund të kishte pasoja fatale për jetën. Në fakt, Ivan Balliu duket se nuk po përjeton një moment të lumtur në kompeticionet europiane në këtë sezon. Pak javë më parë, pamjet e tij duke u përplasur publikisht me trajnerin e Rajo Vajekanos në pankinë bënë xhiron e rrjetit. Sot, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka pësuar një dëmtim që tronditi jo pak fillimisht shokët e skuadrës në momentin kur e panë duke u rrëzuar në tokë. Në pjesën e parë të ndeshjes së...