Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Italia çmonton skemën e organizatës së Troplinëve. Elvis Doçi që s’u kap dot nga SPAK drejtonte trafikun e kokainës
Media italiane kanë zbuluar detaje të reja si funksionte grupi kriminal që trafikonte kokainë nga Ekuadori dhe furnizonte Europën e Italinë ndërsa paratë e drogës pastroheshin në Shqipëri. Hetimet, të kryera nga viti 2020 deri në vitin 2025 nga Njësia e Policisë Ekonomiko–Financiare e Breshias dhe nga Shërbimi Qendror i Hetimit të Kriminalitetit të Organizuar, kanë rindërtuar strukturën piramidale të organizatës kriminale.Mediat italiane shkruajnë se në krye të grupit që drejtohej nga Shqipëria ishin Denis Myftiu, Erion Kapidani dhe Elvis Doci, i njohur dhe si Visi i Pojës, nipi i Xhevdet Troplinit. Në krye të saj, nga baza operative në Shqipëri, Denis Myftiu, Erion Kapidani dhe Elvis Doci jepnin urdhra dhe koordinonin veprimtarinë përmes chat-eve të enkriptuara me algoritme të avancuara, të cilat hetuesit kanë arritur ti...