Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Zegjineja shpjegon CV-në: S’kam punuar roje, por isha juriste. Paratë i kam të ligjshme
Deputetja Zegjine Çaushi, ka reaguar pas lajmeve të publikuara, ku është pretenduar se ajo ka punuar si “rojtare” në kompaninë “Illyrian Guard”. Çaushi ka publikuar dokumentet zyrtare, ku ka nënvizuar qartë se pozicioni i saj ka qenë juriste, duke kundërshtuar në këtë mënyrë informacionin e bërë publik më së fundmi. Ajo sqaron më tej qytetarët e qarkut Fieri, ata të cilët e zgjodhën me votë në zgjedhjet e 11 Majit, se përgjatë viteve ka mbajtur disa pozicione, përfshirë specialiste e emergjencave civile, kryeinspektorë e IVMT, si dhe juriste pranë dy shoqërive, mes tyre edhe “Illyrian Guard”, ku ka punuar nga 16 maj 2024 deri më 25 mars 2025. Gjithashtu, ajo bën të ditur se të ardhurat e saj janë të gjitha të deklaruara zyrtarisht dhe...