Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Kushtetuesja shtyn për javën tjetër çështjen e pezullimit të Ballukut
Kolegji Penal pritet të mblidhet javën e ardhshme, në lidhje me kërkesën e Kryeministrisë sa i përket çështjes “Balluku”. Kolegji do vendosë më 2 dhjetor, nëse kërkesa e qeverisë kalon ose jo për shqyrtim. Mësohet se relator është Sandër Beci, ndërsa në Kolegj në vend të Holta Zaçaj do të jetë Marsida Xhaferllari. Gjashtë ditë më parë Këshilli i Ministrave i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar vendimin e GJKKO, e cila pezulloi nga detyra Belinda Ballukun nga të dyja postet, si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në shkresë argumentohet se lënia në fuqi e vendimit të GJKKO-së, ‘do të sillte pasoja të pariparueshme për qeverisjen e vendit, duke krijuar vakuum institucional, mosfunksionim të Këshillit të Ministrave dhe pamundësi për ushtrimin e...