Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Me lot në sy, Big Mama zbulon kërkesën e fundit të Shpat Kasapit
Big Mama, ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku me lot në sy kujtoi momentet me artistin e ndjerë, Shpat Kasapi. Big Mama u shpreh se me Shpatin njiheshin që prej vitit 1997, kanë qenë një gjeneratë. Gjithashtu ajo zbuloi edhe kërkesën e fundit të tij, ku gjatë një regjistrimi të një programi festiv i ka thënë që të këndojnë “Sajzeza” së bashku. Pjesë nga biseda: Big Mama: Të gjitha fotot i ka duke qeshur. Nuk ka patur në estradën tonë artist më të buzëqeshur se Shpati. Edhe kur ziheshe me të, ai të kthente përgjigje me buzëqeshje. Ne do të na mbeten kujtimet më të bukura. Unë i them familjes, bashkëshortes, nënës, tezes dhe gjithë familjarëve...