Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Drejtësia po kap të vegjlit”, Spahiu shpërthen: Arrestimet po shtohen, por korrupsioni rritet akoma më shumë
Juristi Kreshnik Spahiu, teksa ka komentuar funksionimin e sistemit të drejtësisë në vend, tha se sot nuk ka asnjë prokuror që të ketë denoncuar publikisht se ka presion politik. Në një lidhje skype për një emision televiziv, juristi theksoi se është sukses që nuk ka pasur raste publike ku politika të ketë ushtruar presion ndaj prokurorëve apo gjyqtarëve përmes largimeve nga puna të familjarëve të tyre, një praktikë që në të shkuarën sipas tij ka ekzistuar. Megjithatë, sipas Spahiut, fenomeni më shqetësues mbetet fakti që shtimi i procedimeve penale dhe arrestimeve nuk ka sjellë ulje të korrupsionit, por sipas tij ka sjellë shtim. ‘Sot s’kemi një prokuror që të thotë kam presion për këtë çështje dhe ky është jo sukses por revolucion. Për 100 çështje...