Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Noka: Rama këshilloi edhe kryeministrin spanjoll të mos ikte
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar sërish ndaj hetimeve që SPAK po kryen mbi Belinda Ballukun. Për të standardet demokratike në vend janë shkelur rëndë dhe se në çdo shtet europian përgjegjësit politikë do të kishin dhënë dorëheqjen. ”Po të kishte standard demokratik, po të ndodhte në një shtet të Evropës, do jepnin dorëheqje të gjithë. Po ky nuk jep dorëheqje. Ky këshilloi edhe kryeministrin spanjoll për një rast korrupsioni të gruas, ‘mos jep dorëheqje’, i tha. Ku njeh dorëheqje ky?”, u shpreh Noka, duke iu referuar Ramës. Ai theksoi se sipas tij situata e korrupsionit ka degraduar në nivele të rrezikshme, duke akuzuar qeverinë se ka krijuar një sistem të kontrolluar nga afera dhe grupe të interesit.