Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
”Kafe mes tyre jo problem”, Alimehmeti pas komentit të Bardhit: Ata kanë larguar njerëzit
Kryetari i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka komentuar takimin e Ervin Salianjit me disa prej figurave të selisë blu, përfshirë dhe Ilir Alimehmeti këtë të enjte, në atë që po cilësohet si ndryshimi për PD. Në emisionin “Opinion”, ai tha se nuk do që të komentojë gjëra që nuk janë serioze. Për të një takim për kafe mes demokratësh nuk ka asgjë shqetësuese për PD. Nuk ka vonuar shumë dhe Alimehmeti ka dhënë një koment. ”Të them të drejtën dhe unë statuseve në FB nuk komentoj, po të donte të na thërriste Këshilli Kombëtar do shkoja, pra mundësia për të fol nuk ka qenë. Lënia pa diskutuar e demokratëve sjellin situata si këto, që kemi një qeveri të kalbur që nuk hidhet dot...